Bayern Munich fiton garën me gjigantët e tjerë evropianë për Gravenberch

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Juventus, Manchester United dhe Liverpool duket se kanë humbur garën për mesfushorin Ryan Gravenberch, pasi lojtari i Ajax ka rënë dakord për një transferim te Bayern Munich për 28 milionë euro.

Lojtari i përfaqësueses holandez mbush 20 vjeç muajin e ardhshëm dhe është produkt i akademisë së Ajaxit.

Ai ka qenë i lidhur me shumë klube evropiane gjatë muajve të fundit, duke përfshirë Juventusin, Manchester Unitedin, Liverpoolin dhe Real Madridin.

Gazetari Alfredo Pedulla shkruan se Gravenberch ka zgjedhur Bayern Munichun si destinacionin e tij të ardhshëm.

Ajax gjithashtu ka rënë dakord me Bayernin për 28 milionë euro.

Gravenberch do të fitojë 4.3 milionë euro në sezon plus bonuse me klubin nga Bundesliga.

Share This Article