Bayern Munich merr fitore ndaj Koln, ruan pozitën e dytë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Koln me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës gjermane. Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, por portierët ishin në vend.

Bavarezët rrezikuan pas minutës së 30-të me Raphael Guerreiron dhe Harry Kanen, por që të dy nuk arritën të shënonin. Edhe në fund të pjesës së parë Kane dhe Tel ishin afër golit, por nuk ia dolën.

Tek në mesin e pjesës së dytë, Bayern Munich gjeti epërsinë me golin e shënuar nga Guerreiro për 1-0 në minutën e 65.Krejt në kohën shtesë, bavarezët shënuan edhe njëëherë herë, kësaj radhe ishte Thomas Muller që dërgoi rezultatin në 2-0.

Deri në fund nuk kishe më gola të tjerë dhe Bayern Munich mori një fitore që i mban në pozitën e dytë me 63 pikë.

Share This Article