Bayern Munichu me ofertën e katërt për yllin e Chelseat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Munichu kurrsesi nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti anglez i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, pasi shumë shpejt pritet ta bëjë ofertën e katërt të përmirësuar për të.

Sipas Daily Mail, kampioni në fuqi i Bundesligës do të bëjë ofertë në vlerë 40 milionë funte për 18-vjeçarin anglez, të cilin të kaltrit e Londrës nuk duan ta shesin.  

Ndërkohë dje, Sky Spors raportoi se Hudson-Odoi kishte dorëzuar një kërkesë zyrtare në klub, duke kërkuar që t’i lejohet transferimi në Bayern Munich.

Raportohet se Chelsea i ka ofruar atij kontratë të re me pagë javore në vlerë 85 mijë funte, por ai e ka mendjen vetëm te gjiganti i Bundesligës. Ai beson se e ardhmja e tij është në Gjermani me Bayern Munichun.

Chelsea nuk i është përgjigjur as ofertës së tretë të Bayernit për Hudson-Odoi, e cila besohet se kapte vlerën 35 milionë funte.

Por, tani Bayern vjen me një ofertë të re të përmirësuar, në vlerë 40 milionë funte. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply