Bayern Mynih nënshkroi kontratë 5-vjeçare me portierin Nübel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori sportiv i Bayern Mynihut, Salihamidzic tha se “Alexander Nübel është një ndër talentët më të mëdhënj dhe do të vazhdojë rrugëtimin duke u zhvilluar në Bayern Mynih”

Kampioni i Bundesligës gjermane, Bayern Mynih ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me portierin e Schalke 04, Alexander Nübel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga kampioni gjerman, 23-vjeçari Nübel sot ka kaluar kontrollin mjekësor ndërsa ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Drejtori sportiv i Bayern Mynihut, Hasan Salihamidzic tha se është i lumtur për këtë transfer. “Alexander Nübel është një ndër talentët më të mëdhënj dhe do të vazhdojë rrugëtimin duke u zhvilluar në Bayern Mynih. Ne do të mbështesim atë”, tha ai.

Ndërkohë portieri Nübel tha se “Dëshiroj të arrij suksese në Bayern Mynih”.

Ai që nga viti 2015 ka veshur fanellën e Schalke 04 në 46 ndeshje.

Share This Article