Në fushë në grupe me jo më shumë se pesë lojtarë, në distancë një metër e gjysëm. Dhomat e zhveshjes të ndara me një maksimum prej dy personash për çdo dhomë. Ky është protokolli i emergjencës së Koronavirusit vendosur nga Bayern Mynih, klubi i parë në Evropë që ka vendosur që të kthejë skuadrën në fushë.
Lojtarët janë gjendur në qendrën sportive pak pas orës 10 duke ardhur një e nga një, në një distancë kohe dhe duke qëndruar të izoluar në garazhin e impiantit. E ndaluar shtrëngimi i duarve dhe përqafimet. Gjatë seancës punë fizike në distancën e sigurisë, topi mes këmbëve, por asnjë përplasje, madje ka munguar edhe dushi në fundin e stërvitjes për të shmangur plotësisht rrezikun e infektimit.
Me një njoftim, Bayern ka ftuar më pas tifozët e tij të qëndronin në shtëpi. “Deri në përfundim të ngadalësimit të shpërndarjes së Koronavirusit, FC Bajern u kërkon tifozëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe në këtë mënyrë, ju lutem, të mos vini në fushën e stërvitjes”. Bundesliga ka zgjatur pezullimin e kampionatit deri më 30 prill.