Bayern një hap më afër titullit kampion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Mynih ka bërë një hap tjetër afër titullit të kampionit në Bundesligë pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Bayer 04 Leverkusen në javën e 30-të.

Golat e pjesës së parë nga Eric Maxim Choupo-Moting dhe Joshua Kimmich i dhanë një fitore ekipit vendas në ”Allianz Arena” të martën.

Duke grumbulluar 71 pikë, Bayern Mynih krijoi një diferencë prej 10 pikësh nga skuadra e dytë RB Leipzig, e cila pësoi disfatë si mysafir nga Këlni 2-1.

Schalke bie nga Bundesliga pas disaftës nga Arminia Bielefeld.

Pas humbjes 1-0 nga Arminia Bielefeld në një tjetër ballafaqim të së martës, Schalke 04 bie nga Bundesliga për herë të katërt në historinë e saj, si në vitet 1981, 1983 dhe 1988.

Fabian Klos shënoi golin e vetëm për Arminia Bielefeld në stadiumin “Bielefelder Alm”.

Sezoni 2020-2021 i Bundesligës ka qenë një sezon zhgënjyes për Schalke 04 me paraqitjen e saj të dobët pasi ata kanë vetëm 13 pikë në 30 ndeshje. 

Share This Article