Bayern Muencheni dhe Chelsea kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayerni triumfoi sonte 2:1 ndaj Lazios në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 4:1.
Robert Lewandowski (33’ penallti) dhe Eric Maxim Chuopo-Moting (73’) shënuan golat për Bayernin, ndërsa Marco Parolo (82’) për Lazion. Vedat Muriqi ishte titullar te Lazio, ndërsa luajti 52 minuta. Ai shkaktoi penalltinë nga e cila shënoi Lewandowski golin e epërsisë.
Në ndeshjen tjetër sonte, Chelsea fitoi 2:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit. Hakim Ziyech (34’) dhe Emerson (90+4’) realizuan golat e Chelseat.
Ndeshjen e parë e fitoi Chelsea 1:0.