Bayerni i afrohet edhe më shumë titullit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Munichu ka mposhtur 2:1 Borussia Monchengladbachun për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion në Bundesligë.

Joshua Zirkzee realizoi golin e parë për bavarezët në minutën e 26-të, 11 minuta para se mbrojtësi Benjamin Pavard të shënonte gabimisht në portën e tij për të barazuar rezultatin. Pesë minuta para fundit, Leon Goretzka i siguroi fitoren vendasve.

Me vetëm tri xhiro deri në fund, Bayerni ka 73 pikë të tubuara në krye të tabelës, shtatë më shumë se Dortmundi. Një fitore në xhiron e ardhshme, në ndeshjen me Werder Bremenin, do t’i mjaftonte Bayernit për titullin kampion.

Share This Article