Bayern Muencheni ka shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Benficas në ndeshjen e Grupit E të Ligës së Kampionëve.
Bayerni triumfoi 4:0. Të katër golat i realizoi në pjesën e dytë.
Leroy Sane (70’, 84), Everton (80’ autogol) dhe Robert Lewandowski (82’) shënuan për Bayernin.
Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Barcelona fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Dynamo Kievit.