Baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert për “Defender Europe ’21”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert për “Defender Europe ’21”.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, nën udhëheqjen e Forcës Detare shqiptare në bazën e Pashalimanit janë kryer stërvitje të përbashkëta me grupet shumëkombëshe të bordingut.

“Baza detare e Pashalimanit ka hapur dyert për Defender Europe ’21. Pjesë e stërvitjes dhe aftësia për të përdorur armët e aleatëve dhe kundërshtarëve. Forcat Detare po stërviten me kolegët e tyre nga vendet aleate. Forcat Detare po udhëheqin stërvitjen e grupeve shumëkombëshe të bordingut”, tha Peleshi.

Stërvitja “Defender Europe 2021”, ka nisur prej 4 majit në vendin tonë dhe po demonstron aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Ajo zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) drejton paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete janë forcat e vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj

Share This Article