Bazë detare e NATO-s në Shqipëri, Stoltenberg: Po vlerësohet si mundësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse nuk ka ende një vendim, strukturat e NATO-s janë duke vlerësuar kërkesën e bërë nga Shqipëria për ngritjen e një baze detare të aleancës në territorin tonë.

Në konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se ekspertët po e shqyrtojnë si mundësi dhe më pas do të marrin vendimin nëse do të ngrihet ose jo një bazë detare në Shqipëri.

“Deri më tani asnjë vendim nuk marrë për ndonjë investim shtesë në një bazë detare, por është diçka që po vlerësohet nga autoritetet dhe ekspertët, dhe në bazë të kësaj do të merret një vendim”, u shpreh Stoltenberg.

NATO dhe Shqipëria janë duke punuar për ngritjen e një baze ajrore për aleancën, në qytetin e Kuçovës.


Share This Article