BBC: A mund ta shtypë vërtet Putin butonin nuklear ?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Russian President Vladimir Putin (C) and Russian Defence Minister Sergei Shoigu (L) take part in the annual meeting of the Defence Ministry board, in Moscow on December 24, 2019. (Photo by Mikhail Klimentyev / Sputnik / AFP) (Photo by MIKHAIL KLIMENTYEV/Sputnik/AFP via Getty Images)

Sa herë bota mendon, “Jo, Putini s`mund të shkojë deri këtu, s`mund ta bëjë këtë, ai e bën. Bota nuk mendoi se do ta aneksonte Krimenë, por ndodhi. Se nuk do të fillonte një luftë në Donbas, por e filloi.

Se nuk do të ndërmerrte një sulm të plotë gjithëpërfshirës mbi Ukrainën, dhe ai e ndërmori”, shprehja “ nuk e bën kurrë”, duket se nuk vlen kur flitet për Vladimir Putinin, thotë Steve Rosenberg i BBC-së.

Tani, gjendemi përballë një pyetjeje tjetër frikësuese: Putini nuk do të shtypë kurrë butonin e kuq të luftës bërthamore…Apo jo? Tashmë kjo pyetje nuk është vetëm teorike.

Lideri rus i ka vendosur forcat nukleare të gjendje gadishmërie, duke u ankuar për deklarata agressive të liderëve të NATO-s. “Kujtdo që po mendon të ndërhyjë nga jashtë u them, se nëse e bëni, do të përballeni me pasoja shumë të rënda nga sa keni parë ndonjëherë në histori”. “Fjalët e Putinit tingëllojnë si kërcënim direkt për luftë atomike”, tha Laureati i çmimit Nobel të Paqes, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetes Novaya Gazeta.

“Ky kërcënim sipas tij, tregon praktikisht se nëse Rusia nuk merr trajtimin që dëshiron, çdo gjë do të shkatërrohet”. Deklarata e Putinit sidoqoftë nënkupton se nuk planifikon t`i përdorë armët e tmerrshme, perveçse për të zmbrapsur një ndërhyrje të Perëndimit. Po nëse e zgjedh opsionin nuklear, a do të përpiqet dikush pranë tij ta bindë për të kundërtën, apo edhe ta ndalojë?

Muratov thekson se kjo vështirë të ndodhë, pasi elitat politike, sic shprehet ai nuk janë asnjëherë me popullin por marrin anën e sundimtarit.

Top Channel

Share This Article