Connect with us

Show - Biz

BBC: Goditje bandave shqiptare që skllavërojnë njerëz në “shtëpi bari”

Published

on

Nga Richard Stead

BBC Manchester

Policia thotë se po godet bandat kriminale shqiptare që kontrabandojnë njerëz në Britaninë e Madhe dhe i detyrojnë të punojnë në fermat e kanabisit. Policia e Mançesterit arrestoi 46 qytetarë shqiptarë në vitin 2023 dhe gjeti më shumë se 10 milionë paund kanabis.

Advertisement

Policia e Mançesterit tha se njerëzit ishin të detyruar të punonin në kushte të tmerrshme, ndërsa bosët e tyre kriminelë bënin pasuri të konsiderueshme.

Drejtuesi i policisë, Joe Harrop thotë se grupet nga Ballkani Perëndimor ishin fokusi i një operacioni që kishe përfshirë forca policore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.

“Shpesh, bandat shqiptare kanë blerë njerëz për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar në vende si fermat e kanabisit. Këto janë kushte të tmerrshme. Ata jetojnë dhe flenë brenda fermave dhe nuk mund të largohen. Ata mirëmbajnë bimët të cilat shpesh janë në faza të ndryshme të rritjes në dhoma të ndryshme. Drejtuesit e këtyre grupeve të krimit fitojnë një sasi të madhe parash” – tha Harrop.

Advertisement

Ai tha se këto grupe blejnë “makina të cilësisë së lartë” dhe rroba dhe ora të stilistëve, dhe më pas kthehen në vendin e tyre “duke u mburrur më këtë pasuri”, gjë që inkurajon “një brez tjetër kriminelësh të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sekuestrimet

Si pjesë e një hetimi midis majit dhe nëntorit 2023, oficerët morën dijeni për një shqiptar që besohej se po kontrollonte të tjerë në prodhimin në shkallë të gjerë të kanabisit në të gjithë rajonin. Duke identifikuar anëtarët e nivelit më të lartë të bandës, policia ishte në gjendje të bënte disa arrestime të këtij rrjeti.

Advertisement

Në vitin 2022, policia bëri 10 788 sekuestrime kanabisi dhe në vitin pasardhës kjo shifër u rrit në 13 247 raste. Në shtator 2024, katër burra nga Shqipëria morën dënime të gjata me burg për drejtimin e fabrikave të kanabisit. Policia po punon me këshillat, shkollat dhe spitalet në Mançester për trajtimin dhe edukimin e çështjeve të drogës si pjesë e strategjisë.

Dr. Jon Davies, një kriminolog në Universitetin e Mançesterit, u shpreh: “Në Bury, ka pasur prova që restorantet dhe agjentët e udhëtimit kanë ndihmuar në krijimin e një fronti biznesi për të pastruar paratë. Sigurisht, nuk ka gjasa që viktimat të jenë në zyrën e pasme të atij biznesi apo dyqani, por ato do të ndodhen në shtëpi. Ka një operacion të tërë atje për të ndaluar zbatimin e ligjit nga zbulimi i atij aktiviteti.”

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se, në fund të marsit 2024, më shumë se 1200 shqiptarë mbaheshin në burgjet në Angli dhe Uells – më shumë se çdo kombësi tjetër e huaj.

Advertisement

Amy Bond, shefi operativ i shoqatës bamirëse kundër skllavërisë moderne Causeway, tha se “shumica e njerëzve që kanë ngecur në skllavërinë moderne janë të bllokuar duke u shfrytëzuar në punë në gjëra të tilla si fermat e kanabisit. Ka pasur një kalim nga bandat vietnameze në ato shqiptare. Bandat sjellin njerëz në këto mjedise dhe do u premtojnë atyre një punë. Viktimat më pas përfshihen në punë të paligjshme dhe nuk mund të largohen sepse kanë frikë nga ndjekja e tyre”.

Continue Reading

Show - Biz

Qipro merr presidencën e BE-së, 2026-ta vit vendimtar për Shqipërinë

Published

on

By

Nën sloganin “për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”, Qipro ka marrë zyrtarisht Presidencën e Bashkimit Europian.

Prioritet i këtij gjashtëmujori mbetet siguria në kontinentin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Ky gjashtëmujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre.

Në mesazhin e urimit për homologun qipriot, Presidenti Bajram Begaj shpreh bindjen se Presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik.

Advertisement

Ndërsa më herët, Kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtar përgjatë këtij mandati.

Continue Reading

Popular

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Published

on

By

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Por cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?

Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit. Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar. Gjithashtu janari është muaji ku dita është me e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.

Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.

Advertisement

Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.

Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

Advertisement
Continue Reading

Popular

Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken

Published

on

By

Sharmi dhe bukuria e jashtme nuk zgjasin përgjithmonë, përveç nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Duket se koha punon në favorin e tyre dhe ata arrijnë të ruajnë një pamje rinore dhe të bukur, por më e rëndësishmja, të rrezatojnë një bukuri të përjetshme.

Dashi
Dashi njihet për vetëbesimin e tij të pakufizuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humbet pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës. Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa plaken, ky pasion nuk zhduket, por shndërrohet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë thellimi e qëllimit. Dashi fillon të rafinojë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar shtytjen e tij drejt qëllimeve kuptimplote. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të duruar, të përqendruar dhe të sigurt në vetvete. Është pothuajse sikur grumbullojnë përvoja jetësore dhe e transformojnë entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa plaken.

Binjakët
Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të kapen pas jetës së përditshme, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukur me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti transformohen në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Ata rrezatojnë energji pozitive nga jashtë, dhe bukuria e tyre e brendshme është e papërmbajtshme.

Peshorja
Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të bukur natyrshëm. Harmonia që qeveris personalitetin e tyre dhe qetësia që përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendim të qartë. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe pikëpamja e tyre artistike për jetën reflektohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe kanë tendencë të shohin të mirën tek njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e lindur shndërrohet në një bukuri që nuk zbehet pavarësisht se sa vite kalojnë.

Advertisement

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending