BBC-ja prapë e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Televizioni publik britanik, BBC, përsëri ka publikuar një hartë në të cilën nuk ekziston kufiri mes Kosovës e Serbisë. Një lëshim të tillë transmetuesi i njohur botërisht e kishte bërë edhe në qershor.

Në një lajm rreth krizës me emigrantë në Bjellorusi, ku gjithashtu janë paraqitur gazsjellësit në hartën e Evropës, Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Kujtojmë se Britania e Madhe është njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahëset më të mëdha të saj që nga përfundimi i luftës.

Sipas uebfaqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mbretëria e Bashkuar e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm një ditë pas shpalljes së saj, pra, më 18 shkurt 2008. Në të njëjtën ditë pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Shqipëria, Turqia dhe Afganistani.

Gazetar Express në qershor të këtij viti ka raportuar se si i njëjti televizion britanik e kishte paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në një hartë ku shfaqej rrjedha e Lumit Danub nëpër territorin e Evropës.

Share This Article