BBC këshillon stafin të fshijnë TikTok-un nga telefonat e korporatës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BBC ka këshilluar stafin që ta fshijnë TikTok-un nga telefonat e korporatës shkak të frikës së privatësisë dhe sigurisë.

Siç raportohet, BBC duket se është organizata e parë mediatike në Mbretërinë e Bashkuar që nxjerrë udhëzimin – dhe vetëm e dyta në botë pas transmetuesit publik të Danimarkës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë BBC tha se do të vazhdojë të përdorë platformën për qëllime editoriale dhe marketingu për momentin. TikTok ka mohuar vazhdimisht akuzat për dorëzimin e të dhënave te qeveria kineze, pasi kompania është në pronësi të kompanisë ByteDance nga Kina.

Derisa më tani shumë institucione amerikane dhe evropiane, dhe shumë vende sikurse Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja e kanë ndaluar aplikacionin TikTok.

Megjithatë, ende lejohet në pajisjet personale.

Frika e madhe është se të dhënat e mbledhura nga platforma nga telefonat e korporatave mund të ndahen me qeverinë kineze nga kompania mëmë e TikTok, ByteDance, sepse selia e saj është në Pekin.

SHBA-ja ndërkohë i ka bërë thirrje kompanisë që të shesë aksionet ose do të përballet me ndalim të plotë. 

Share This Article