BBC raporton për zjarrin në spitalin e Tetovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transmetuesi publik britanik, BBC, ka raportuar për zjarrin që shpërtheu në spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihet një ndërtesë e përfshirë nga flakët dhe një shtëllungë tymi të zi në ajër afër një rruge, shkruan BBC

Raportohet se zjarrfikësit e shuan zjarrin për më pak se një orë pasi kishte nisur rreth orës 21 të së mërkurës.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipce, paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

“Kjo është ditë shumë pikëlluese. Mjekët po luftojnë për jetën e të lënduarve”, tha Filipce, duke shtuar se disa pacientë janë dërguar me urgjencë në Shkup.

Kryeministri Zoran Zaev tha se zjarri u shkaktua nga një shpërthim dhe se për këtë rast janë hapur hetime.

Spitali që u përfshi nga zjarri ishte qendër e përkohshme, e ndërtuar vitin e kaluar për trajtimin e personave të sëmurë rëndë me koronavirus.

Share This Article