BBC: Rusia merr kontrollin e aeroportit pranë Kievit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, forcat ushtarake kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel pranë Kievit, shkruan BBC.

200 helikopter dhe disa forca ushtarake janë përdorur për të marrë në kontroll aeroportin. Forcat ruse mbërritën për herë të parë në periferi të Kievit të enjten, pas sulmit në një zonë jashtë qytetit, afër Obolonskyi.

Ndërsa mbërritën në Obolonskyi, Ministria e Mbrojtjes u kërkoi civilëve të rezistonin: “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të na informojnë për lëvizjet e trupave dhe të neutralizojnë armikun.”

Ushtria e Ukrainës tha të premten se forcat pushtuese ruse po i afrohen Kievit nga veriu dhe verilindja.

Ushtarët rusë po përpiqen të “anashkalojnë” qytetin verior të Chernihiv, ku ata hasën rezistencë nga ushtria ukrainase për të sulmuar Kievin, tha ushtria duke shtuar se trupat po hynin në kryeqytet nga qyteti lindor Konotop, të cilën ata e kanë marrë tashmë në kontroll.

Share This Article