BDI-ja caktoi bartësit e listave për deputetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BDI-ja ka caktuar tanimë bartësit e listave për deputetë. Sipas burimeve të Alsat, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të garoj në Njësinë e 6 zgjedhore, në Njësinë e 5 bartës liste do të jetë Talat Xhaferi, në Njësinë e tretë zgjedhore ish ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Arbër Ademi dhe në Njësinë e pare zgjedhore listës do t’i prij nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.

Në Njësinë zgjedhore numër katër, kjo parti nuk do të garoj.

Ndërkohë gjatë javës edhe partitë tjera në pajtim me Kodin Zgjedhorë do të duhet të dorëzojnë Listat për deputetë. Nga LSDM-ja sot bën të ditur se të hënën  do të publikojnë emrat e bartësve të listave të kësaj partie./Alsat/

Share This Article