BDI reagon për plagosjen me armë të zyrtarit të saj në Kumanovë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës për këshillin komunal të Likovës, i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga persona të maskuar. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në një deklaratë publike, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar dhune” dhe ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet shtetërore.

“Dënojmë ashpër këtë akt të rëndë dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm, me transparencë dhe vendosmëri, për të identifikuar dhe arrestuar autorët e këtij atentati,” thuhet në reagimin zyrtar të partisë.

BDI ka apeluar gjithashtu për qetësi dhe maturi nga ana e mbështetësve të saj, duke kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë qetësinë.

“I bëjmë thirrje të gjithë simpatizantëve tanë dhe qytetarëve në përgjithësi që të tregojnë pjekurinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.”

Në shenjë solidariteti me kandidatin e plagosur dhe për të reflektuar seriozitetin e ngjarjes, BDI ka vendosur të pezullojë aktivitetet e saj për ditën e sotme, duke i lënë hapësirë autoriteteve që të veprojnë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. 

Share This Article