BE arrin marrëveshjen për rimëkëmbjen nga pandemia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
  • Raporti global i infeksioneve të konfirmuara është rritur në mbi 14.7 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins – numri i vdekjeve gjithashtu është rritur në 610,000.
  • Amerika vazhdon të jetë vendi me prekje më të lartë, me mbi 3.8 milion raste, i ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia.
  • Pas ditës së katërt të bisedimeve drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshjen për një paketë të madhe të rimëkëmbjes pas koronavirusit. Marrëveshja përfshin 750 miliardë euro (677 miliardë pound; 859 miliardë dollarë) në grante dhe kredi për të lehtësuar ndikimin e pandemisë në bllokun prej 27 anëtarësh – huamarrja më e madhe e përbashkët e pranuar ndonjëherë nga BE deri më tani.
  • Pothuajse 900,000 punonjës të sektorit publik në Mbretërinë e Bashkuar, shumë prej të cilëve kanë qenë në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit, do të kenë një rritje të pagave mbi inflacionin.
  • Irani ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve ditore – 229.
  • Presidenti Trump, larg qëndrimit të tij të mëparshëm ka sugjeruar se është patriotike të mbash një maskë.
  • Organizata Botërore e Shëndetit tha se po sheh një “përshpejtim” të shpërthimit të koronavirusit në Afrikë, duke paralajmëruar se rritja në Afrikën e Jugut mund të jetë pararendëse për më shumë shpërthime në të gjithë kontinentin./BBC
Share This Article