BE bën thirrje për dalje më masive në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore kaloi në mënyrë të qetë dhe transparente, por nevojiten reforma shtesë në legjislacionin zgjedhor thonë liderët evropianë.

Zëdhënësja e institucioneve të BE-së, Maja Kocijançiç, për MIA-n porositi se, sipas raportit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, “liritë fundamentale të bashkimit dhe shprehjes ishin respektuar”, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dje dhe se vlerësimi i përgjithshëm për to është pozitiv.

“Mbetet e nevojshme të finalizohen reformat e filluara paraprakisht të legjislacionit zgjedhor”, përkujton Kocijançiç.

Bashkimi Evropian u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre në raundin e dytë më 5 maj masivisht të dalin të votojnë.

“I inkurajojmë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në numër të madh në raundin e dytë që vota e tyre të bëhet e vlefshme”, konsiderojnë liderët evropianë.

Në mënyrë shtesë, Brukseli i porosit të gjitha palët “t’i sigurojnë kushtet e nevojshme për proces zgjedhor kredibil dhe transparent dhe stabilitet të përgjithshëm politik”, qëndron në kumtesën e BE-së për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale./MIA/

Share This Article