ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

BE dëshiron ta zhbëjë Brexitin për të rinjtë, Komisioni Europian del me propozim për qeverinë britanike

albnews by albnews
20 April, 2024
in Bota, UK
0
BE dëshiron ta zhbëjë Brexitin për të rinjtë, Komisioni Europian del me propozim për qeverinë britanike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioni Europian mendon se studentët dhe të rinjtë e sapodiplomuar të Europës vuajtën më së shumti pasojat e kufizimeve të lëvizjes së lirë pas Brexitit. Prandaj BE po përpiqet të përmirësojë lëvizjen mes 27 vendeve anëtare të tij dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht për njerëzit e moshës mes 18 dhe 30 vjeç. Por nëse një propozim i tillë do të mirëpritet nga Londra, kjo mbetet ende për t’u parë.

Institucioni ekzekutiv i BE-së, Komisioni Europian, ka nisur të krijojë një bllok të gjerë bisedimesh me Mbretërinë e Bashkuar me qëllimin lejimin e të rinjve nga vendet e Bashkimit Europian që duan të studiojnë dhe jetojnë në Britani për një periudhë 4-vjeçare. E njëjta gjë do të vlente edhe për rininë britanike.
Në rast miratimi ky propozim do ta rikthente shkallën e lëvizshmërisë në atë të periudhës para-Brexit, kur shtetasit e vendeve anëtare të BE-së – asokohe 28 të tilla, përfshirë edhe Britaninë e Madhe – lejoheshin të punonin dhe shkolloheshin pa pa pasur nevojën e një vize. Plani i ri i KE-së e përfshin pajisjen me vizë, por jo me tarifa “të kripura”.

RelatedPosts

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Edhe pse Komisioni Europian pret një përgjigje zyrtare nga Britania, duket se reagimet fillestare të kësaj të fundit kanë qenë të ftohta.

Cili është propozimi i Komisionit?

Marrëveshja e propozuar do t’u lejonte qytetarëve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të moshës nga 18 deri në 30 vjeç, që të qëndrojnë deri në 4 vjet në shtetin e përzgjedhur prej tyre për shkollim dhe punësim.

Shtetasit e BE-së që zgjedhin të studiojnë në Britani, do të paguajnë të njëjtat tarifa universitare si shtetasit britanikë, çka nënkupton më pak se gjysmën e tarifave aktuale që ata po paguajnë si shtetas jo-britanikë. Para se Brexit të hynte në fuqi, tarifat ishin në të njëjtat nivele, pavarësisht kombësisë së studentit.
“Kjo situatë ka ndikuar në veçanti mundësitë e të rinjve që duan të krijojnë eksperienca jetësorë në anën tjetër të Kanalit dhe të përfitojnë nga shkëmbimet kulturore, arsimore, kërkimore dhe trajnuese” – argumentoi Komisioni Europian, duke iu referuar realitetin të krijuar pas Brexit.

Në të njëjtin argumentim, Komisioni tha se mbetet i hapur që Britania e Madhe t’i bashkohet skemës europiane të shkëmbimit studentor, “Erasmus”. Londra doli nga “Erasmus” në kohën kur vendin e qeveriste Boris Johnson, i cili asokohe pretendoi se ishte një skemë jashtëzakonisht e kushtueshme.

Cila është lëvizja e radhës?

Rekomandimet e Komisionit Europian do të diskutohen mes vendeve anëtare, të cilat duhet ta miratojnë këtë plan para hapjes së negociatave zyrtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, reagimet fillestare të Britanisë ndaj këtij rekomandimit, nuk duken shumë të ngrohta. Britania e ka në fuqi skemën për lëvizjen e studentëve me 13 shtete me të cilat bashkëpunon. Gjithsesi Komisioni pretendon se propozimi i tij është më ambicioz.
“Ne duam t’i mbështesim njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të Britanisë dhe për këtë arsye kemi një skemë funksionale dhe një sërë marrëveshjesh individuale me shtete të caktuara të Bashkimit Europian, që u shërbejnë shumë mirë interesave tona. Mbase më shumë se një marrëveshje e gjerë me Komisionin” – tha një zëdhënës i kryeministrit britanik.

/DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result