BE dhe BM nisin bisedimet pas Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe hapën sot bisedimet për marrëdhëniet e tyre të ardhshme pas Brexit, në një klimë tensioni dhe nën presionin e një afati kohor, duke u treguar të kujdesshëm në mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje.

Negociatori i BE-së, Michel Barnier dhe homologu i tij britanik, David Frost, u takuan herët sot në një intervistë njëorëshe, duke hapur kështu zyrtarisht këto bisedime.

Në rast dështimi, atëherë do të ketë pasoja ekonomike të rënda për Britaninë e Madhe, por edhe për kontinentin europian, që do të mbizotërojnë pas mbarimit të periudhës së tranzicionit, më 31 dhjetor.

Sipas një vlerësimi të parë të negociatave, që janë planifikuar për në qershor, qeveria e Boris Johnson-it ka dhënë një datë të prerë dhe kërcënon se do t’i ndërpresë negociatat në verë, nëse diskutimet ngecin.

Share This Article