ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  10 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  10 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  10 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 10 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

BE dhe Britania ende larg marrëveshjes tregtare pas Brexit-it

albnews by albnews
12 December, 2020
in Bota, UK
0
BE dhe Britania ende larg marrëveshjes tregtare pas Brexit-it
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Ne do të vendosim të dielën nëse kemi kushte për marrëveshje apo jo”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian “mbeten të ndara për çështje themelore”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

RelatedPosts

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Çmimi i arit arrin rekord të ri

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

Duke folur në një konferencë për media në Bruksel në ditën e mbylljes së takimit të Këshillit të BE-së, Von der Leyen tha se ekipet negociuese nga të dyja palët po punojnë për këto mospajtime.

“Ne u kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur partnerëve tanë të Mbretërisë së Bashkuar se parimi i konkurrencës së ndershme është një parakusht për hyrjen e privilegjuar në tregun e BE-së”, tha Von der Leyen.

“Ne do të vendosim të dielën nëse kemi kushtet për një marrëveshje apo jo”, tha ajo.

Vërejtjet e presidentes së KE-së erdhën përpara afatit të dielën, i cili u ra dakord të mërkurën në mbrëmje në një takim me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Bruksel.

“Në një mënyrë ose në një tjetër, në më pak se tre javë, do të jenë fillime të reja për miqtë e vjetër”, shtoi Von der Leyen.

Të dielën, Britania e Madhe dhe BE-ja do të vendosin nëse do të arrihet marrëveshje për vazhdimin e punës për një marrëveshje tregtare pas Brexit-it ose përfundimin e bisedimeve.

Mosmarrëveshjet kryesore janë rreth asaj se sa nga rregullat e BE-së do të ndjekë Britania pas periudhës së tranzicionit dhe si do të zbatohet çdo marrëveshje dhe do të zgjidhen mosmarrëveshjet si dhe të drejtat e peshkimit në ujërat e Britanisë.

Johnson të enjten mbrëma deklaroi se ekziston një “mundësi e madhe” e mosmarrëveshjes tregtare me BE-në.

Ai tha se ra dakord me ministrat se “marrëveshja në tryezë nuk është e duhur për momentin për Britaninë e Madhe”, duke shtuar se ai i tha kabinetit që të bëhej gati për një dalje pa marrëveshje.

“Ata kanë rikthyer idenë e kësaj ekuivalence midis Britanisë dhe BE-së që në thelb do të thotë se çfarëdo ligjesh të reja që ata sjellin ne do të duhet të ndjekim ose përndryshe do të përballemi me dënime, sanksione, tarifa ose çfarëdo tjetër”, tha Johnson.

Marrëveshja tregtare duhet të finalizohet dhe ratifikohet nëse palët bien dakord para se të mbarojë periudha e tranzicionit për të shmangur kaosin për bizneset.

Britania e Madhe u largua nga BE-ja në fund të janarit, por periudha e tranzicionit për t’u lejuar palët të punojnë për një marrëveshje tregtare u shtynë deri në fund të vitit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result