Bashkimi Europian do të dhurojë 6 milionë euro për ekipet mjekësore ushtarake të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Qeveritë e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord sot të dhurojnë vlerën prej 6 milionë euro në dobi të Task Forcës Mjekësore Ballkanike me bazë në Shkup ( BMTF ), për njësitë mjekësore të pesë vendeve. Kosova përjashtohet pasi nuk është anëtare e grupit përkatës.
