BE: Djegia e Kuranit apo çdo libri tjetër të shenjtë është “akt i qartë provokimi”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian (BE) tha në një deklaratë se djegia e kopjes së Kuranit ose çdo libri tjetër të shenjtë “është fyese dhe mosrespektuese dhe akt i qartë provokimi”, shkruan ATSH.

Deklarata e bllokut erdhi pasi një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë musliman nën mbrojtjen e policisë përpara një xhamie në Stokholm të mërkurën.

Provokimi ndodhi në ditën e Kurban Bajramit, një nga festat kryesore fetare islame të festuar nga muslimanët në mbarë botën.

“Manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës që buron nga këto, nuk kanë vend në Evropë”, tha në një deklaratë Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë.

“BE-ja i bashkohet Ministrisë suedeze të Punëve të Jashtme në refuzimin e saj të fuqishëm të djegies së Kuranit nga një individ në Suedi. Ky akt në asnjë mënyrë nuk pasqyron opinionet e Bashkimit Evropian”, theksoi Massrali.

“Është edhe më e trishtueshme që një akt i tillë është kryer në festën e rëndësishme muslimane të Kurban Bajramit”, shtoi ajo.

Share This Article