BE do të rishikojë rregullat e mbrojtjes së të dhënave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Blloku imponon ndryshime në legjislacionin e privatësisë së të dhënave, pasi Gjykata Supreme të anulojë marrëveshjen për transferimin e të dhënave BE-SHBA

Bashkimi Evropian (BE) mund të rishikojë ligjin e tij për mbrojtjen e të dhënave pasi gjykata e lartë të anulojë marrëveshjen e përdorur gjerësisht midis BE-së dhe SHBA-së për trasferimin e të dhënave, tha sot Komisioneri evropian për Drejtësi, Didier Reynders, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi sot kundër vlefshmërisë së marrëveshjes, e njohur si Mburoja e Privatësisë.

Mekanizmi është përdorur që nga viti 2016 për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve evropianë kur transferohen nga kompanitë në SHBA për përdorim komercial.

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë është një vazhdim i një çështjeje në të cilën një aktivist austriak i privatësisë së të dhënave, Max Schrems kundërshtoi Facebook-un për paraqitjen e të dhënave evropiane Zyrës amerikane të mbikëqyrjes.

Ndërsa aktvendimi rrëzoi Mbrojtjen e Privatësisë, ajo mbështeti ligjshmërinë e një mekanizmi tjetër të transferimit të të dhënave të quajtur “klauzola standarde kontraktuale”.

“Komisioni Evropian tani duhet të vlerësojë vendimin dhe përfundimisht të përshtatë legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave”, deklaroi Komisioneri Reynders.

Ai siguroi se KE do të bëjë gjithçka për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve evropianë për mbrojtjen e të dhënave.

“Koncepti i shtetit të së drejtës vlen edhe për institucionet evropiane”, shtoi Reynders.

Share This Article