BE drejt njohjes së pasaportës angleze të vaksinimit, vendimi brenda shtatorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
2E21P06 Covid 19 vaccination record card with British passport. A vaccination history and immunity may make travel easier post pandemic.

BE pritet të pranojë “Green Pass” që aplikohet në Britaninë e Madhe si dëshmi e vaksinimit në të gjithë territorin e saj.

Pothuajse dy muaj pasi bënë një kërkesë zyrtare në komisionin evropian, zyrtarët britanikë u shprehën se Brukseli “së shpejti” do të njihte certifikatën NHS Covid që përdoret zyrtarisht në Britani si ekuivalente me lejen dixhitale të vetë BE -së.

“The Guardian” i referohet burimeve në Bruksel kur shkruan se marrëveshja mund të arrihet deri në fund të muajit.

Vendimi do të siguronte që të 27 shtetet anëtare dhe 16 vendet jo të BE-së të lejojnë automatikisht hyrjen e vizitorëve nga Anglia dhe Uellsi që mbajnë kartën NHS Covid, e cila përmban një kod QR.

Aplikacioni gjithashtu do të njihej edhe në ato ambiente ku është e nevojshme të tregohet pasaporta për hyrjet në bare, restorante dhe evente kulturore.

Mungesa e statusit të “ekuivalencës” ka qenë pengesa kryesore për turistët britanikë që kërkojnë të vizitojnë një sërë destinacionesh evropiane por edhe për ata njerëz që janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar, por që jetojnë jashtë vendit.

Share This Article