“BE duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës”, deputeti gjerman i CDU: Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin e raporteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham është shprehur përmes rrjetit social “X” se ai ka apeluar ndaj Bashkimit Europian që të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të publikojë rezultatet e hetimit për incidentin e Banjskës.

Abraham theksoi se problemi kryesor mbetet te Serbia, e cila sipas tij nuk po shpreh vullnetin për të implementuar marrëveshjet mes vendeve.

Ai shtoi se për sa kohë që Serbia të veprojë në këtë mënyrë nuk mund të ketë siguri dhe nëse marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet atëherë dialogu me BE-në ka dështuar.

Sipas tij unioni duhet të jetë më i hapur ndaj Kosovës dhe të krijojë mundësinë për të një proces integrimi më të shpejtë.

Share This Article