BE heq Kosovën nga lista e vendeve të sigurta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Bashkimit Evropian, për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me virusin korona, hoqi Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve dhe territoreve, qytetarët e të cilëve mund të shkojnë në udhëtime jo të detyrueshme në BE.

Sipas njoftimit nga BE-ja këto vende të cilat janë hequr nga kjo listë nuk mund të udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian pa pasur ndonjë nevojë e cila nuk mund të shtyhet.

Përjashtim vendet anëtare mund të bëjnë për personat që janë të vaksinuara me të dyja dozat.

Kosova ditëve të fundit ka shënuar rritje të madhe të numrave me fatalitet, ku vetëm dje dhe sot është raportuar për 56 të vdekur. 

Share This Article