ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin 5 minutes ago
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla 9 minutes ago
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit 11 minutes ago
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje 13 minutes ago
Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove 18 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin

albnews by albnews
18 December, 2025
in Kosova
0
BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kalimi paqësor i pushtetit në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë, shtyu Bashkimi Evropian të marrë vendimin për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, duke lejuar vendin të përfitojë miliona euro ndihmë financiare që në fillim të vitit 2026. Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që njoftoi e para vendimin, gjatë samitit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Bruksel.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’ihiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.

RelatedPosts

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

BE i heq masat Kosovës, Rama ndërhyn teksa Osmani po jepte lajmin

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Pas saj edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi në X se BE-ja po i heq masat pasi kalimi i pushtetit lokal në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale u zhvillua në mënyrë paqësore.

“Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare. Dhe kemi ndërmend të lëvrojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Von Der Leyen.

BE-ja kishte hequr gjysmën e masave në fillim të kësaj jave, por nuk ishte e qartë nëse ato do të hiqeshin plotësisht pas një muaji, pasi thuhej se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, nuk kishin vullnet një hap të tillë.

Masat u vendosën pas shpërthimit të tensioneve në kufi, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023 të bojkotuara nga serbët, por autoritetet në Kosovë këmbëngulnin se situata atje ishte çtensionuar, dhe mbajtja në fuqi e masave ishte e pakuptimtë.

Masat i kushtuan Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, sipas një analize të institutit për studime të avancuara, GAP.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

18 December, 2025
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December, 2025
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

18 December, 2025
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result