BE, hyn në fuqi ligji që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen

Në Bashkimin Evropian (BE) sot hyri në fuqi ligji i cili ndalon përdorimin e produkteve njëpërdorimëshe të tilla si pjata, gota plastike.

Komisioni Evropian njofton se që nga sot në tregun e BE-së nuk do të mund të hyjnë produktet plastike të tilla si pjata, pirunë, thika, gota, pastrues për veshët dhe pipeta të cilat përdoren dhe hidhen.

Në kuadër të kësaj përfshihen edhe kutitë e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara nga polistireni. Me ligjin e ri synohet pakësimi i përdorimit të produkteve plastike me një përdorim të vetëm që kanë alternativë.

Sipas KE-së, 80 për qind e ndotjeve në detërat e botës e përbëjnë produktet plastike. Mbetjet plastike krahas krijesave të detit mund të infektojnë edhe ushqimet që përdorin njerëzit. BE-ja synon që produktet plastike të jenë të ripërdorshme dhe të riciklueshme.

Share This Article