BE-ja dërgon ndihma për të luftuar zjarret në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian ka dërguar gjashtë helikopterë dhe tre aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

Vapa e jashtëzakonshme ka pllakosur Maqedoninë e Veriut prej disa ditësh, duke shkaktuar zjarre të shumta. Ushtria dhe policia janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe vendi ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore, duke ndaluar hyrjen në pyje.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka shprehur mirënjohjen për vendet që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rajoni i Ballkanit ka mbi një javë që po përjeton temperatura ekstreme. Autoritetet në disa vende kanë lëshuar alarmet e nivelit më të lartë të temperaturave dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda. Zjarret u raportuan edhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Share This Article