ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 5 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 5 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 5 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 11 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

BE-ja do të sigurojë dozat e para të vaksinave për Kosovën

albnews by albnews
29 December, 2020
in Kosova
0
Në SHBA jepet vaksina e parë kundër Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fushata e vaksinimit ka nisur në të gjitha shtetet anëtare të BE-së me një sasi shumë të vogël të vaksinave të prodhuara nga BioNTech/Pfizer, e vetmja e cila deri më tash ka marrë autorizimin e Agjencisë Evropiane të Ilaçeve (EMA). Pos vendeve të BE-së nga vendet evropiane vaksinat i kanë siguruar dhe futur në përdorim edhe Britania e Madhe, Zvicra dhe Serbia, të cilat kanë pasur kontrata individuale me prodhuesit. Por vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë ngelur në pritje dhe ende nuk e dinë datën se kur mund të nisë vaksinimi.

Kosova, si vendi më i varfër i rajonit, pritet të marrë një sasi të vaksinave falas. Por gjasat janë që ato të jenë vaksinat e Universitetit të Oxfordit dhe kompanisë “AstraZeneca”, të cilat nuk mund të shiten për qëllime komerciale, pra do të kenë një çmim simbolik. Sipas një tabele me çmime, të cilat i ka negociuar Komisioni Evropian me prodhuesit, e i cili pa qëllim ka rrjedhur në opinion, vaksinat e “AstraZenecas” do t’i kushtojnë BE-së vetëm 1,8 euro për dozë, që është shumëfish më pak sesa vaksinat e prodhuesve të tjerë. Po ashtu për këtë vaksinë ende nuk është dhënë leja për përdorim nga autoriteti rregullativ i BE-së. Më 6 janar pritet që nga BE-ja autorizimin ta marrë edhe vaksina e kompanisë “Moderna”, që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. BE-ja po ashtu ka bërë thirrje që për prodhuesit e vaksinave të mos ketë kufizime për eksportimin e tyre jashtë vendit ku ato prodhohen.

RelatedPosts

Aksidenti tragjik në Kosovë që u mori jetën dy shqiptareve, gazetari Buxhala: Në autostradë është shemb dheu, përgjegjësi e dy ministrive

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Pra, sikur Kosova të presë vaksinat nga nisma COVAX, ato do të mund të vinin diku në pranverë apo edhe më vonë. Prandaj, së paku për grupet e para BE-ja dëshiron të sigurojë një sasi të vogël nga sasia e cila u është siguruar vendeve anëtare të BE-së.

Komisioni Evropian ka ndarë të hënën 70 milionë euro IPA (Instrumentet e Paraanëtarësimit) pikërisht për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të sigurojnë vaksinat kundër virusit Covid-19 nga sasia që është porositur nga ana e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Po ashtu do të ndihmohen këto vende edhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatën e vaksinimit.

“Qasja në një sasi të dozave nga programi i porosive të BE-së do t’i mundësojë rajonit që të nisë vaksinimin paralelisht me vendet anëtare të BE-së”, thuhet në komunikatën e Komisionit Evropian.

Komisari për Zgjerim, Oliver Verhelyi, e ka quajtur këtë vendim si dëshmi për partneritet të privilegjuar që BE-ja ka me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë gjithë pandemisë BE-ja ka dëshmuar se e trajton Ballkanin Perëndimor si partner të privilegjuar. Në vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe kur është çështja tek vaksinat, duke ndërmarrë hapa për të siguruar nisje të shpejtë të fushatës së vaksinimit për stafin kyç dhe grupet më të rrezikuara në rajon sa më parë që të jetë e mundur. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të nisur rimëkëmbjen socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Verhelyi.

Mst: BE-ja pa qëndrim për vaksinat që Serbia ilegalisht i ka dërguar në Veri

Komisari i Zgjerimit të BE-së ka biseduar të hënën me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Nga Komisioni Evropian kanë konfirmuar se temë ka qenë fushata e vaksinimit. Por nuk janë përgjigjur në pyetjet e KOHËS se a e ka konsideruar komisari evropian, Verhely, sjelljen e vaksinave nga Serbia në Kosovë si “të papranueshme”. Nga Komisioni Evropian vetëm janë shprehur se në këtë bisedë telefonike janë diskutuar “zhvillimet e fundit në Kosovë të lidhura me pandeminë”.

“Komisari e ka njoftuar kryeministrin Hoti për punën që është në vazhdim e sipër të Komisionit Evropian për të siguruar që vaksinat për COVID-19 të arrijnë sa më shpejt në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, si dhe për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që të ndajë 70 milionë euro për këtë qëllim”, është përgjigjja që është dërguar përmes postës elektronike në pyetjen tonë, përgjigje e cila nuk e ka adresuar pyetjen rreth qëndrimit të BE-së për vaksinat që Serbia ilegalisht i ka dërguar në Kosovë.

Më parë nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është njoftuar për këtë bisedë dhe në komunikatën e publikuar në faqen e Qeverisë është lënë përshtypja sikur shqetësimi për vaksinat e dërguara nga Serbia ka qenë i përbashkët.

“Të dy bashkëbiseduesit ngritën shqetësimin për hyrjen ilegale të vaksinës kundër Covid-19 në Kosovë, pa procedura të rregullta të importit apo donacionit për produkte mjekësore, për të cilat nuk dihet as origjina. Kjo sjellje e Republikës së Serbisë u konsiderua e papranueshme dhe institucionet e Kosovës kanë iniciuar veprimet e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këto veprime”, është thënë në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Por duket se shqetësimi ka qenë i shprehur vetëm nga kryeministri Hoti e jo edhe nga bashkëbiseduesi i tij Verhely.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result