BE-ja i kërkon llogari AstraZeneca për ndërprerjen e furnizimit me vaksina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian do të takohet me përfaqësuesit ekzekutivë të “AstraZeneca” për të kërkuar sqarime shtesë rreth ndërprerjes së papritur të furnizimeve me vaksinën e saj kundër COVID-19 për bllokun.

Kompania farmaceutike, që ka zhvilluar vaksinën e saj në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ka njoftuar BE-në të premten se nuk mund t’i përmbushë caqet e darkorduara të furnizimit deri në fund të marsit.

Kjo për bllokun nënkupton 60 për qind më pak se furnizimi i premtuar me 31 milionë doza.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen, ka bërë të ditur se pret që kompania të gjejë zgjidhje dhe t’i shqyrtojë të gjitha modalitetet e mundshme për përshpejtimin e procesit.

Por, një zyrtar i BE-së, i njoftuar me rrethanat, ka thënë se se bisedimet me “AstraZenecan” nuk ngërthejnë pritshmëri të larta.

Ndalja e furnizimeve ka ndodhur pak kohë pasi që kompania tjetër “Pfizer” aktualisht më e madhja në botë e prodhimit të vaksinave kundër COVID-19 ka njoftuar për shtyrje pothuajse njëmujore të dërgesave.

 Mirëpo pas reagimeve, ka njoftuar se vonesat do të zgjasin për vetëm një javë.

Share This Article