BE-ja i vazhdon sanksionet ndaj Rusisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian zgjati sot edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër përgjegjësve rusë dhe ukrainas për implikimin e tyre të mundshëm në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Ngrirja e të ardhurave dhe ndalimi i udhëtimeve prekin aktualisht 170 persona dhe 44 entitete, mes të cilave sipërmarrje, organizata dhe parti politike.

Këto sanksione kundër Rusisë u imponuan nga BE-ja pasi fluturimi MH17 i kompanisë “Malaysia Airlines” u rrëzua ndërkohë që kalonte në hapësirën ajrore të Ukrainës në korrik 2014, duke shkaktuar vdekjen e 298 personave./ASTH/

Share This Article