Bashkimi Evropian i vazhdoi sot edhe për një vit sanksionet ndaj Rusisë, të marra si kundërpërgjie ndaj aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe të Sevastopolit nga Rusia.
Vendimi u mor në samitin e liderëve të 28 vendeve të Bashkimit Evropian.
Këto masa kufizuese ndalojnë në veçanti investimet në gadishull dhe importet drejt Bashkimit të produkteve të saj, dhe zbatohen për shtetasit evropianë dhe kompanitë e vendosura në BE-në.
“Asnjë evropian, asnjë kompani me seli në Bashkimin Evropian, nuk mund të blejë pasuri të patundshme ose kompani në Krime, të financojë kompani të Krimesë ose të ofrojë shërbime analoge”, thuhet në vendimin e marrë nga të 28 venet./ATSH/