BE-ja kërkon armëpushim në Lindje të Mesme dhe vazhdim të dialogut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian ka bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të përdorimit të armëve në konfliktin e Lindjes së Mesme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha gjatë një konference për gazetarë para nisjes për në Londër se ajo do të bisedojë për këtë çështje me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

“Përdorimi i armëve duhet të ndalet tash për t’i dhënë hapësirë dialogut”, tha ajo pas një takimi me komisionerët.

Von der Leyen shtoi: “Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundshme për t’i rikthyer bisedimet. Nuk mund të hiqet dorë nga to. Kemi ndërtuar raporte me shumë faktorë në rajon dhe më gjerë për zbutjen e situatës”, shkruan “Reuters”.

Share This Article