BE-ja nuk do ta rihapë marrëveshjen për BREXIT-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

​Presidenti i Këshillit Evropian, Dolad Tusk, shpreson se kryeministrja britanike, Theresa May, do të shkojë të enjten në Bruksel me “sugjerime realiste”.

Tusk tha se BE-ja nuk do të rihapë marrëveshjen tashmë të dakorduar të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Tusk, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar, përsëriti qëndrimin e Bashkimit Evropian, që masa mbrojtëse në kufirin irlandez duhet të mbetet.

“Po pyesja se si duket një vend i caktuar në ferr, për ata që e promovuan BREXIT-in, pa pasur më parë ndonjë plan për mënyrën se si ta bënin atë në mënyrë të sigurt”, tha Tusk.

Ndërkaq kryeministri irlandez tha se marrëveshja e BREXIT-it, të cilën e hodhi poshtë parlamenti britanik ka qenë “më e mira e mundshme”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply