Bashkimi Evropian sot organizon video-konferencë donatore ndërkombëtare që të mbledhin mjete për ballafaqim global kundër Kovid-19.
Brukseli vlerëson se botës i nevojiten 7,5 miliardë euro për zhvillim të vaksinave, diagnostikë dhe trajtim kundër koronavirusit të ri.
Kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian Sharl Mishel dhe Ursula fon Der Lajen së bashku me presidentin francez Emanuel Makron , kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin italian Xhuzepe Konte dhe kryeministren norvegjeze Erna Solberg do të jenë nikoqirë të konferencës donatore për mbledhje të mjeteve për fushatë globale për financim të luftës kundër Kovid-19.