BE-ja paraqet një plan për të rritur sigurinë në rrjetin 5G

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian prezantoi sot një qasje evropiane për të rritur sigurinë në zhvillimin e teknologjisë 5G në BE, për t’iu përgjigjur shqetësimeve të lidhura me sipërmarrjet kineze, si “Huawei”, e akuzuar nga Uashingtoni për spiunazh në përfitim të Pekinit.

Plani i Brukselit nuk synon të ndalojë kompanitë kineze nga projektet evropiane, si në SHBA, Australi, Japoni dhe Zelandë të Re, por të ngrejë masa ndaj kërcënimeve që vijnë dhe të favorizojë shkëmbimin e informacionit mes vendeve anëtare.

“Teknologjia 5G do të transformojë ekonominë dhe shoqërinë tonë”, theksoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Andrus Ansip.

“Ne nuk mund të pranojmë që kjo të ndodhë pa një siguri të plotë të integruar”, shtoi ajo.

BE-ja, që nuk e citon “Huawei” në tekstin e saj, fton shtetet anëtare të shqyrtojnë deri më 30 qershor, në nivel kombëtar, rreziqet që lidhen me infrastrukturat 5G. 

Share This Article