Ministri i Jashtëm i Austrisë ka paralajmëruar se në takimin e muajit maj të ministrave të jashtëm të BE-së do të propozohen sanksione të reja ndaj Bjellorusisë.
Këtë paralajmërim ministri Alexander Schallenberg e ka bërë gjatë takimit me lideren opozitare të Bjellorusisë, Svietlana Tsikhanovskaya.
Në listën e sanksioneve të BE-së janë propozuar 88 individë dhe shtatë entitete të Bjellorusisë. Liderja bjelloruse ishte detyruar që të ikte në Lituani, nga frika prej persekutimeve të regjimit të presidentit, Alexander Lukashenko.