BE-ja përjashton mundësinë e shtyrjes së Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar u shpreh sot se disa shtete në Bashkimin Evropian kanë dalë hapur kundër opsionit të një shtyrje të mëtejshme të datës së largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Nëse durimi im nuk ka kufi, disa nga kolegët e mi (liderë) të BE-së kanë humbur durimin me Britaninë e Madhe, dhe ekziston një lloj kundërshtie ndaj çdo shtyrje shtesë të afatit të Brexit”, deklaroi Varadkar përpara nisjes së takimit të 28-ve në Bruksel.

Ky samit me shumë mundësi është i fundit për kryeministren britanike, Theresa May, ndërkohë që partia e saj konservatore është në proces votimi për liderin e ri, i cili do të marrë më pas drejtimin e qeverisë britanike.

Zbatimi i Brexit do të jetë prioriteti absolut i kreut të ri të ekzekutivit, dhe favoriti për këtë post, Boris Johnson është shprehur i gatshëm për të rinegociuar marrëveshjen e arritur mes Londrës dhe Brukselit, një alternativë e përjashtuar nga të 27 dhe artikulon me forcë vullnetin e tij për të nxjerrë BM deri më 31 tetor nga BE-ja, duke lënë të hapur opsionin e një Brexit pa marrëveshje./ATSH/

Share This Article