BE-ja përsërit thirrjet që prioritet të jetë shëndeti i qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi nuk kanë mundur ta parandalonin rrëzimin e Qeverisë në këtë kohë në Kosovë, nga BE-ja tash po dërgojnë porosi që në hapat e ardhshëm që do të pasojnë me votën e mbrëmshme nga mbledhja e Kuvendit të respektohet Kushtetuta.

Në kohën kur BE-ja, sikur edhe pjesët e tjera të botës, po përballet me luftën kundër koronavirusit, për ç’gjë të enjten është zhvilluar edhe një samit i shefave të shteteve apo qeverive përmes video-lidhjes, BE-ja nuk ka pritur që në Kosovë të rrëzohet Qeveria dhe të ketë diskutim shumorësh në Kuvendin e Kosovës, shkrua KOHA.

Ndërkohë të gjitha takimet në Bruksel u janë kushtuar kryesisht masave për përballjen me pasojat e krizës së koronavirusit.

Ndërkohë që Parlamenti Evropian ka reduktuar punën e tij, edhe votimin të enjten e kanë zhvilluar me prani të limituar të deputetëve dhe me shumicën tjetër të kyçur përmes internetit, përfshirë edhe votimin e tyre.

Share This Article