ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera! 6 hours ago
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të… 6 hours ago
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi… 6 hours ago
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje 6 hours ago
Berisha paralajmëron grevë urie: Protesta e 22 dhjetorit do të marrë tjetër formë! 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

BE-ja shqyrton vendosjen e pasaportave për Covid-19

albnews by albnews
18 January, 2021
in Bota
0
BE-ja shqyrton vendosjen e pasaportave për Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bashkimi Evropian është duke e shqyrtuar idenë për vendosjen e të ashtuquajturave “COVID-19 pasaporta”, të cilat do t’u mundësonin udhëtim të papenguar qytetarëve të cilët vaksinohen kundër koronavirusit.

Këtë gjë e kanë konfirmuar në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ndonëse për këtë ide ka sfida ligjore.

RelatedPosts

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

Putin: Të gatshëm të negociojmë mbi propozimet e vitit 2024, por Kievi nuk pranon diskutime për territoret

Sipas kësaj ideje, të gjithë personat të cilët do të vaksinoheshin kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, do të merrnin një certifikate me të cilën do ta dëshmonin këtë dhe kjo do t’u mundësonte udhëtim të papenguar. Sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, kjo do të ishte diçka e ngjashme me certifikatat për testim që kërkohen sot nga disa shtete për të hyrë në territorin e tyre.

Fillimisht këtë ide e kishte përmendur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në një letër që i kishte dërguar Komisionit Evropian dhe liderëve tjerë të BE-së.

Edhe kryeministri i Portugalisë, Antonia Costa, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-në, ka shprehur mbështetje për një gjë të tillë. Për vendet si Portugalia e Greqia, ekonomitë e së cilave varen shumë nga turizmi, mundësia e udhëtimit është jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar një sezon sadopak të suksesshëm turistik këtë vit.

Idenë për “COVID-19 pasaportat” e ka përkrahur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por më vonë nga Komisioni Evropian kanë sqaruar se ajo e ka bërë këtë “në cilësinë private nga përvoja e saj si ish-punonjëse në shëndetësi”.

Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë këtë ide në një samit virtual, që do të mbahet të enjten, më 21 janar. Por, siç është shprehur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, “një gjë e tillë do të krijojë një frustrim të madh nëse fillon të zbatohet tepër herët”, pasi sipas tij, askush nuk e di se kur do të mund të vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët duan të vaksinohen. Por, ai ka konfirmuar se për këtë ide do të diskutohet në samitin të cilin ai do ta udhëheqë.

“Nëse një debat është i komplikuar, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të debatohet fare. Duhet të shqyrtojmë se a pajtohemi që të ketë certifikata të vaksinimit dhe, nëse po, kur do të jenë ato të duhura”, ka thënë Michel teksa ka folur për një televizion holandez.

Vendet anëtare të BE-së janë duke u përballur me një ngecje në procesin fillestar të vaksinimit, për shkak se në treg ende nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave. Prandaj, edhe shumë ekspertë kanë tërhequr vërejtjen se shtetet nuk mund të diskriminojnë ata të cilët nuk janë vaksinuar, nëse në të njëjtën kohë nuk u është siguruar mundësia e vaksinimit.

Po ashtu ideja prek edhe çështjen e të drejtave të njeriut. Parimisht, në vendet anëtare të BE-së vaksinimi nuk është i obligueshëm. Nëse vërtetimi për vaksinim kërkohet si “pasaportë për të udhëtuar”, atëherë në një mënyrë vaksinimi bëhet sikur të jetë i obligueshëm për të ushtruar të drejtën e lirisë së lëvizjes.

Gjithashtu është përmendur edhe mundësia që për shtetasit e huaj vaksinimi të bëhet si kusht për hyrje në territorin e BE-së. Një gjë e tillë do të ishte më e lehtë sesa për qytetarët e BE-së, por edhe kjo kërkon kohë pasi jashtë BE-së, fushata e vaksinimit është edhe më e ngadalshme.

Ideja për “COVID-19 pasaportat” është me shumë pikëpyetje edhe nga aspekti epidemiologjik sepse ende nuk ka dëshmi se të vaksinuarit, që mund të kenë imunitet, nuk e përhapin virusin te të tjerët.

Të gjitha këto parime do t’i kenë parasysh shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së gjatë diskutimit të tyre të enjten, kur do të bisedojnë edhe për nevojën e përshpejtimit të fushatës së vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

19 December, 2025
Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

Shehaj nuk largohet nga dera e Këshillit të Mandateve, Bardhi del nga mbledhja dhe e informon për diskutimet, deputeti i PD: Nuk pranojnë të…

19 December, 2025
“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

“Të dhënat e çdo shqiptari janë disponuar nga Ergys Agasi”- Berisha: Frikë se AKSHI mund të bllokohet, Rama urdhëroi…

19 December, 2025
“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

“Vila, 300 apartamentet dhe 2 jahte”, Berisha rendit pasuritë e Ballukut: T’i falet Zotit që Shqipëria s’ka dënimin me vdekje

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result