ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 6 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 6 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 6 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 6 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BE jep 100 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

albnews by albnews
17 February, 2020
in Albania
0
BE jep 100 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasditen e sotme nisi konferenca e donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von de Leyen u shpreh se Bashkimi Europian do të japë 100 milionë euro për Shqipërinë, shto edhe 15 milionë të tjera nga Komisioni i Evropës.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Fjalimi i Presidentes së KE-së:

Ju falenderoj që keni ardhur kaq shumë. 51 persona humbën jetën nga tërmeti, të gjithë i kemi dëgjuar historitë e tyre me dhimbje, një cift i ri që ishin gati për t’u martuar, një nënë që vdiq në përpjekje për të mbrojtur vajzën e saj. Kur ne shkuam i gjithë vendi ishte në zi, por u mobilizua për të ndihmuar ata që humbën gjithcka. Kjo është një histori humbje, por edhe një histori heronjsh, një histori solidaritet mes vetë shqiptarëve dhe europianëve. Brenda disa orëve ekipet e para të shpëtimit nga vendet europiane shkuan duke filluar gërmimet në rrënoja për të shpëtuar jetë. E gjithë BE-ja u mobilizua, populli i Shqipërisë e di se ata e kanë vendin në familjen Europiane.

Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse ju tregoni reagimin e fortë pas thirrjes së Shqipërisë, nga Mali i Zi deri në Kanada, nga Turqia deri në Izrael, nga Zvicra deri në SHBA. Ne kemi parë ekipet serbe dhe kosovare që punon krah për krah për të shpëtuar fqinjët. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Ekipet e shpëtimit nxorën 49 persona nga rrënojat. Nevojat e Shqiprëisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale.

Kostoja e rindërtimit është vlerësuar 1 mld euro, vetëm Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë barrë. Ne i premtojmë popullit shqiptar që jemi aty, që solidariteti jonë do të fillojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para. Ne angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi. Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që ta fillojë nga e para. Transparencë dhe llogaridhënie të plotë në terren.

Bashkimi Europian jep 100 mln euro nga buxheti përtej 15 mln eurove të Komisionit Evropian, për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri.

Unë ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë të ngrihet në këmbë shpejt. Qëkur Shqipëria fitoi lirinë populli i saj ka treguar potencial të madh para syve të botës. Vendi ka konsoliduar ekonominë dhe institucionet pas dekadave të tëra diktature.

Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar dhe i talentuar, pro se kanë një zemër të madhe. Sot është çasti ynë të tregojmë solidaritetin tonë. Sot jemi krah Shqipërisë në një moment nevoje. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt nga hiri i tërmetit. Unë mbështetem tek të gjithë ju për këtë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result