BE ka ngrirë fondet, PS kundër mocionit të PD, dhe në mbrojtje të vjedhjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kërkesa e demokratëve për të zhvilluar një mocion me debat për abuzimet me subvencionete BE-së për sektorin e bujqësisë mori si përgjigje kartonët e kuq të socialistëve.

Konferenca e Kryetarëve nuk arriti të prodhonte dakordësi, zhvillim ky që shkaktoi edhe akuzat e radhës të opozitës së ndaj socialistëve.

“Rast i pa precedentë, nuk duan që fondet të hetohen Socialistët në qasjen e tyre, kartonët e kuq nuk i konsiderojnë si refuzim të kërkesës, por marrje kohe në mënyrë që debati të zhvillohet në shtator,” deklaroi Gazment Bardhi.

“Ta bëjmë në shtator, jemi dakord, por të mbledhim edhe më shumë informacion,” tha Arben Pëllumbi.

Zyra kundër mashtrimeve në BE konstatoi në raportin e saj për vitin 2023 se një pjesë e fondeve të dhëna nga unioni për subvencionet në bujqësi nuk kishin shkuar për bujqit, çka ka bërë që mbështetja e Bashkimit Europian të mbetet e pezulluar.

Share This Article