Komisioni Europian kërkoi një hetim të shpejtë mbi shkaqet që bënë që politikani i opozitës ruse, Alexei Navalny të binte në gjendje kome.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e Alexei Navalny si pasojë e helmimit të dyshuar që ndodhi dje”, deklaroi zëdhënësja e Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Nabila Massrali.
“Ne presim një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent. Nëse kjo konfirmohet, përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit”, deklaroi ajo.
Ajo i bëri thirrje Rusisë për të mundësuar për Navalnyn të transferohet jashtë vendit për trajtim.
Ndërkohë dhe Gjermania është në kontakt me Rusinë për të dhënë një përgjigje për rastin humanitar urgjent të opozitarit kryesor rus, Alexei Navalny, i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore në Siberinë perëndimore, njoftoi sot qeveria gjermane.