BE kërkon pezullimin e taksës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj sot priti delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Pas këtij takimi, Hoxhaj u shpreh optimist për çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se mund të ketë lajme të mira në verën e këtij viti.

“Kemi diskutuar për liberalizmin e vizave, fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian në maj të këtij viti, mund te krijohet një rrethanë e re dhe në verë mund të ketë vendimmarrje pozitive”, deklaroi Hoxhaj.

Po ashtu, zv.kryeministri u shpreh se evropianët janë të vendosur që të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ishte diskutuar edhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

“Rrallë herë i kam parë evropianët më të vendosur qe të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndersjellë. Një shqetësim të tretë qe e kishin ishte çështja e taksës. Duan ta shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdim të dialogut”, vijoi Hoxhaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply