BE është e lumtur të informojë se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt. Kështu deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç.
Ursula von der Leyen tha se “kjo konferencë bëhet në kuadër të tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë”.
“Ne duam të ndihmojmë në rindërtimin e Shqipërisë dhe sikurse e thashë, këtë do ta diskutojmë më 17 shkurt”, shtoi ajo.